Sot, Shkupi është qendra e botës së futbollit dhe shtëpia e Kupës së Botës origjinale të FIFA-s. Simboli origjinal i magjisë së futbollit prej ari që sjell emocione në të gjithë botën, më në fund është në vendin tonë.
Trofeu mbërriti në Shkup si pjesë e turneut të trofeut të FIFA World Cup™ të organizuar nga Coca-Cola. Simboli i artë i unitetit të futbollit botëror mbërriti së bashku me ambasadorin e turit të trofeut, ikonën e futbollit brazilian Gilberto Silva.
Trofeu u zbulua presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe legjenda e futbollit Gilberto Silva.
“Nuk ka kënaqësi më të madhe dhe besoj se të gjithë kemi të njëjtin mendim: që një ditë, së shpejti, kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë ta ngrejë lart këtë trofe të artë dhe ta sjellë në ambientet e FFM-së”, tha presidenti. Stevo Pendarovski.
“Trofeu origjinal i Kupës së Botës është një nga simbolet më të mëdha në këtë sport. Shkupi dhe Maqedonia, falë FIFA-s dhe Coca-Cola-s, kanë një mundësi unike për të qenë pjesë e magjisë së Kupës së Botës dhe të paktën një herë në jetë të shohin trofeun origjinal dhe të shijojnë emocionet. Futbolli ka fuqinë për të frymëzuar dhe lidhur njerëzit, duke kaluar barrierat ndërsa tifozët ndajnë momente emocioni dhe gëzimi. Më vjen veçanërisht mirë që përfaqësuesja e Maqedonisë pati një përvojë të jashtëzakonshme dhe ishte shumë afër kualifikimit në Botërorin e Katarit. Momentet e euforisë së futbollit në vendin tonë do t’i kujtojmë për një jetë të tërë dhe kjo le të jetë vetëm një nxitje që në ciklin e ardhshëm të përpiqemi të sigurojmë një vend në Botëror dhe të luftojmë realisht për këtë trofe”, tha Muammed Sejdini.
Gilberto Silva, ambasadori i turneut të trofeut, përshëndeti të pranishmit duke iu drejtuar të gjithë publikut: Detyra jonë në futboll është të frymëzojmë, t’i bëjmë njerëzit versionin më të mirë të vetes, çdo ditë. Jo vetëm në futboll, por edhe në jetën e përditshme. Pra, vendi juaj ishte aq afër pjesëmarrjes në Kupën e Botës në Katar dhe luajti aq mirë në turnetë e fundit, jam i sigurt që ju inkurajoi të arrini edhe më shumë. Mund të jem në Londër, Brazil apo kudo në botë, por do t’ju inkurajoj dhe shpresoj t’ju shoh në pozicionin më të mirë të mundshëm në ligë.
Turneu i trofeut të FIFA World Cup™ i këtij viti i organizuar nga Coca-Cola ka udhëtuar më shumë se 750,000 kilometra deri më tani dhe është pjesë e fushatës për Kupën e Botës FIFA që do të mbahet në Katar në 2022. Turneu global i trofeut të sivjetmë do të udhëtojë në 51 shtete, përfshirë kryeqytetin tonë – Shkupin, duke u mundësuar tifozëve të futbollit të vendit të shijojnë magjinë e futbollit.