Shkëndija dënohet me 4 ndeshje jashtë Tetovës dhe gjobë në të holla!

Pas incidenteve të shumta që ndodhën në ndeshjen derbi të javës së 32-të midis Shkëndijës dhe FC Shkupit në Tetovë, siç mësohet Federata e Futbollit veçmë ka vendosur për dënimin e ekipit vendas, në këtë rast Shkëndijës, që në sezonin e ri 4 ndeshjet e para si vendas do të duhet ti luaj jashtë Tetovës, edhe atë në një distancë prej 100 km, njofton “infOSport.mk”.

Përveç kësaj, “kuqezinjtë” nga Tetova do të duhet të paguajnë edhe një gjobë në të holla, në vlerë prej 5 000 eurove.

Një vendim i këtillë ishte pritur, ndërsa me siguri se kjo do të ndikojë negativisht te skuadra e Shkëndijës, që sezonin e ardhshëm do të bëjë çmos për ta rikthyer titullin në Tetovë. (infOSport.mk)

Leave a Reply