Vllaznia gjatë ditës së djeshme edhe zyrtarisht emëroi për trajner Mirel Josën, ndërsa me aminin e tij drejtuesit e kësaj skuadre ka gjasa që të futen në bisedime me portierin shkupjan, Bekim Rexhepi, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Skënderbeut, njofton “infOSport.mk”.
Emri i Rexhepit lidhet ngushtë edhe me Partizanin e Tiranës, skuadër kjo që gjithashtu dëshiron shërbimet e gardianit shkupjan, që ende është në pronësi të Shkëndijës.
Megjithatë si duket drejtuesit e skuadrës tetovare sërish do e huazojnë të njëjtin, ndërsa nëse jepet mundësia, të njëjtin edhe do e shisnin nëse do gjenin gjuhë të përbashkët me ndonjërën prej skuadrave të interesuara.
Rexhepi edhe pse me Skënderbeun këtë vit nuk arritën të sigurojnë mbijetesën në elitën e futbollit shqiptarë, ai la pështypje shumë të mirë me paraqitjet që bënte në portën e skuadrës korçare, ndaj dhe i njëjti me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën e tij në futbollin shqiptarë. (infOSport.mk)