Mesfushori i Çelzit, Ngolo Kante, sezonin e ri mund të bëhet me skuadër të re. Një ndër mesfushorët më punëtor në futbollin anglez por edhe më gjërë, gjatë kësaj vere mund të largohet nga “Stemford Brixh”, por jo edhe Anglia, pasi me shumë gjasa i njëjti mund ti bashkohet Mançester Junajtedit.
Informacionet e fundit nga Anglia, thonë se Kante është një prej objektivave të trajnerit holandez te “Djajtë e Kuq”, pasi mesfushori De Jong ka preferuar Mançester Sitin dhe jo Junajtedin.
Mirëpo si duket Kante nuk do të jetë largimi i vetëm nga Çelzi gjatë merkatos së verës, pasi shumë pranë largimit janë edhe Rudiger, që lidhet me Realin e Madridit, pastaj Kristensen, Azpilikueta, Lukaku, Zhorzhinjo dhe Markos Alonso.