Festa “bardhekaltër” në kryeqendrën tonë po vazhdon edhe në orët e vona, njofton “infOSport.mk”. FC Shkupi nesër edhe zyrtarisht pranon trofeun e titullit kampion, titull ky që në Çair mungonte plotë 21 vite.
Dhe tashmë kur ëndërra është bërë realitet, festa nuk ka se si të mungojë, dhe e njëjta filloi shumë më herët nëpër të gjitha lagjet e Shkupit, për të arritur së fundmi në kryeqendër, aty ku grupi i tifozëve “Shvercerat” ju këndonin rivalëve të vjetër “Komitëve”, të cilët për fat të keq edhe një vit së paku do jenë në Ligën e Dytë.
Ndryshe festa e vërtetë pason nesër në stadiumin e Çairit, për të vijuar më pas në sheshin “Skënderbeu”, aty ku drejtuesit e FC Shkupit kanë përgatitur edhe një koncert, e ku do të performojë edhe këngëtari i mirënjohur nga Kosova, Ledri Vula. Festa vazhdon, nuk ka gjumë….