Sot në lagjen Butel të Shkupit u takuan dy skuadrat shqiptare FC Shkupi – Shkëndija, gjenerata U15, njofton “infOSport.mk”.
Bëhet fjalë për dy skuadra që vazhdimisht prodhojnë futbollistë, ndërsa pikërisht nga këto gjenerata përgatiten edhe futbollistë për ekipet e para.
E derisa ndeshja e fundit e seniorëve mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në Tetovë na dhuroi skena jo të mira, të kundërtën na e dhuroi takimi i sotëm mes 15-vjeçarëve, të cilët treguan një respekt të veçantë për njëri tjetrin.
Para fillimit të ndeshjes ata bënë një foto të përbashkët, duke dhënë një mesazh të fortë për qetësimin e gjakrave mes dy skuadrave më të mira shqiptare në vend, e në veçanti të tifozërive të tyre, “Shvercerat” dhe “Ballistët”.
Gjest ky që meriton çdo respekt dhe një mesazh të fuqishëm që tashmë hapi i rradhës i miqësisë të ndodh mes grupeve të tifozëve.
Ndryshe sa i përket rezultatit përfundimtarë të takimit, FC Shkupi i udhëequr nga Alisa Vishi, në fund edhe përkundër disavantazhit që kishte triumfoi me rezultatin 3:1, falë golave të shënuar nga KadriBrutit (7’), Nijazi Nuhiut (32’) dhe Muharem Kamberi (54’).
Ndryshe golin e vetëm për Shkëndijën U15 e realizoi Artan Ismaili që në minutën e 5-të. (infOSport.mk)