Finalja e Kupës së Kosovës nën dritën e prozhektorëve në “Fadil Vokrri”

Drita e Ardian Nuhiut nuk arriti të përsëris suksesin e vitit të kaluar për tu shpallur kampione, mirëpo që kjo skuadër do të tentojë të paktën trofeun e Kupës, pasi arriti deri në finale ku do të përballet me Llapin e Tahir Batatinës, shkruan “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjalë që pritet me shumë interesim nga futbolldashësit në Kosovë, por edhe më gjërë, në program është me datë 26 maj, dhe e njëjta do të zhvillohet  nën dritën e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim në ora 20:00.

Ndërkohë një ditë më vonë, po në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet edhe finalja në konkurrencën e femrave, ku të premten e 27 majit, me fillim në ora 17:00, do të ballafaqohen dy ekipet më cilësore, Ep-Com Hajvalia dhe Mitrovica. Edhe në këtë finale pritet rivalitet i madh në fushë, por edhe në tribuna, njëjtë sikurse dhe në ndeshjen Llapi – Drita. (infOSport.mk)

Leave a Reply