Florent Ramadani, një ndër mesfushorët më të talentuar në futbollin vendor, që aktualisht mbron ngjyrat e Shkëndijës, ka marrë ftesë nga ana e seleksionuesit Dragan Kanatllarovski për ndeshjet eliminatore të qershorit, njofton “infOSport.mk”.
Ramadani deri më tani ka zhvilluar dy ndeshje me shpresat e vendit, edhe atë kundër Armenisë dhe Ukrainës, ndërsa i njëjti pret rastin që sërish të luaj ndaj kundërshtarëve të njëjtë.
Maqedonia U21 fillimisht me 2 qershor në Shkup do të mirëpret Armeninë, që më pas me datë 7 qershor të luaj në transfertë me Ukrainën, me shumë gjasa në Turqi.
Kujtojmë Maqedonia U21 pas 8 xhirove të para në kuadër të grupit “H” eliminatorë për Europianin e vitit 2023, renditet në pozitën e 5-të me 6 pikë të tubuara. (infOSport.mk)