Merkato e verës po afron, ndërsa te Barcelona po bëhen gati për futbollistët që do të mund ti transferojnë gjatë afatit kalimtarë të verës. Siç raporton e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, gjiganti “katalanas ia ka vënë syrin Bernardo Silvës.
Trajneri i Barcelonës, Çavi Hernandez e pëlqen shumë mesfushorin dhe në këtë mënyrë 27-vjeçari shihet si i duhuri për të plotësuar nevojat e “katalunasve” për sezonin e ardhshëm.
Ai ka shprehur hapur dëshirën për të qenë në Spanjë, në mënyrë që të jetë sa më pranë familjes në Portugali.
Pritet me interes të shihen zhvillimet e merkatos së verës, ndërsa Silva nuk konsiderohet më i pashitshëm si dikur te skuadra e Sitit.