Pas një ngjarje jo të lakmueshme nga Prilepi ku para tre viteve një ndër futbollistët më të mirë shqiptarë, që luan për përfaqësuesen e Maqedonisë në futboll, Ezgjan Alioski me familjen e tijë u larguan nga lokali vetëm se nënën e kishte të mbuluar dhe flisnin shqip, reperi i mirënjohur maqedonas, Slatkar, i kërkon falje në këngën e tijë në gjuhën shqipe duke futur fjalën “Mirëdita, ata janë nazi, nuk jamë unë” e që spoti ishte xhiruar në Beograd.
E gjitha kjo e inspiruar nga storja e gazetarit Furkan Saliu i cili kishte publikuar rastin në “Klan Televizion” dhe kishte ngjallur shumë komente në rrjetet sociale. Madje Slatkar ishte prekur shumë nga kjo ngjarje, ndërsa i njëjti që atëherë kishte kërkuar që lokali i atij nacionalisti maqedonas të mbyllej përjetësisht.