Samir Ujkani është bërë me skuadër të re. Gardiani kosovar edhe sezonin e ri do të jetë pjesë e “Serie B”, mirëpo kësaj rradhe duke veshur fanellën e Kremonezes.
Rikujtojmë Ujkani edhe sezonin e kaluar luajti në ligën e dytë italiane, duke qenë pjesë e Pizas, te e cila skuadër luajti si i huazuar nga rradhët e Xhenoas.
Ai këtë rradhë edhe përfundimisht është larguar nga kjo skuadër, duke nënshkruar kontratë tre vjeçare me Kremonezen, nga e cila do të përfitojë 500 mijë euro në sezon.
Ujkani në Itali erdhi në vitin 2007, duke veshur fanellën e Palermos, pjesë e së cilës skuadër ishte për 8 vite me rradhë, mirëpo duke u huazuar njëkohësisht edhe te skuadrat si Novara e Kievo, që më pas të transferohet te Xhenoa.
Mirëpo edhe këtu Ujkani kishte fatin e njëjtë, pasi sërish u huazua te skuadrat si Llatina dhe Piza, për të cilën skuadër sezonin e kaluar zhvilloi 38 ndeshje, 35 prej të cilëve kampionale dhe 3 në kuadër të Kupës së Italisë.