Derbi i madh shqiptarë midis Shkëndijës dhe FC Shkupit është mbyllur me barazim pa gola, edhe pse vendasit mund të arkëtonin 3 pikët e plota, në rast se në minutën e 96-të, nga gjithsej 15 minuta lojë shtesë, Lupçe Doriev shënonte nga pika e bardhë, njofton “infOSport.mk”.
Megjithatë kjo nuk ishte e tëra nga kjo ndeshje, e cila dhuroi edhe skena të turpshme, ku në dy raste ndeshja duheshe të ndërpritet gjatë pjesës së dytë, kjo për shkak konfrontimit të futbollistëve mes vete, gjësendeve të hudhura nga tribuna qendrore, por edhe për shkak goditjes së arbitrit anësor nga tribuna përballë e asaj kryesores.
Mbi të gjithë nuk ndaluan në asnjë moment ofendimet dhe sharjet nga ana e tifozëve vendas në adresë të klubit shkupjan, i cili që disa javë më parë u shpall kampion i ri i vendit, duke i marrë këtë primat pikërisht Shkëndijës së Tetovës, që sezonin do e përfundojë në pozitën e tretë, kjo për shkak fitores së sotme të Akademia Pandev ndaj Rabotniçkit në Strumicë.
Ndryshe ndeshja ende pa filluar nisi me incidente, kur para se të futeshin brenda stadiumit, futbollistët e FC Shkupit ishin sulmuar me flakadane, ndërsa në një moment dëgjoheshin edhe fjalët e Drejtorit Sportiv, Omer Bunjakut, i cili thoshte se përfaqësuesve të klubit nuk u lejohet hyrja brenda stadiumit.
Përfaqësuesit e FC Shkupit nuk lejohen të futen brenda stadiumit!
E gjithë kjo kaloi, u mbyll edhe ndeshja, mirëpo ajo që ndodhi në shkallët e stadiumit me tifozët vendas nuk duheshe të ndodh, sidomos në këto momente, kur fjalën kryesore në futbollin vendor, e kanë pikërisht dy skuadrat shqiptare, FC Shkupi dhe Shkëndija.
Festa që pritnim sot në Tetovë, nuk ndodhi. Shpresojmë të ndodh së shpejti dhe kur këto dy skuadra të luajnë qoftë në Shkup, apo Tetovë të jetë festë e vërtetë futbolli. (infOSport.mk)