Arsenali gati të harxhojë 11 mln sterlina për yllin kosovar, Edon Zhegrova!

Arsenali po mendon të nënshkruajë kontratë me yllin kosovar të Lille, Edon Zhegrovën, një marrëveshje kjo që skuadrës së njohur angleze do të mund ti kushtonte rreth 11 milionë sterlina këtë verë.

Një gjë të tillë pohojnë nga “The Sunday Mirror”, të cilët pretendojnë se Arsenali po kërkon të bëjë një lëvizje gjatë merkatos së verës.

Përveç “topçinjëve”, Zhegrova thuhet se është gjithashtu edhe në shënjestrën e Milanit, megjthatë Arsenali është i prirur për të siguruar nënshkrimin e tij.

Meqenëse Lille ka nevojë të shesë lojtarë këtë verë, besohet se Zhegrova mund të nënshkruhet për rreth 11 milionë sterlina plus bonuset nga “Topçinjtë”.

Ky është një çmim tërheqës për Arsenalin, te e cila skuadër Zhegrova do të bashkohej me prishtinasin, Granit Xhaka.

Zhegrova ka realizuar 6 gola dhe 7 asistime në 23 ndeshje këtë sezon me Lille, që është një rekord mbresëlënës.

 

Leave a Reply