Viljareali shkruan histori, eliminon Bajernin e madh (VIDEO)

Viljareali ka bërë senzacion, teksa sonte arriti që të eliminojë gjigandët gjerman të Bajernit të Munihut, shkruan “infOSport.mk”. Në këtë mënyrë “nëndetësja e verdhë” arriti që të shkruaj historinë më të re me trajnerin Unaj Emeri, i cili këtë vit do të synojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Sonte në “Allianc Arena” Bajerni i Munihut nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1, rezultat ky që në fund i shkonte për shtati Viljarealit, skuadër kjo që në ndeshjen e parë në “El Madrigal” kishte shënuar fitore minimale 1:0.

Pikërisht kjo fitore dërgoi spanjollët në gjysmëfinale, aty ku do të presin fituesin nga përballja midis Benfikës dhe Liverpullit.

Ndryshe sa i përket takimit të sotëm në tokën gjermane, që të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. I zakonshmi Levandovski në minutën e 52-të kaloi në epërsi “bavarezët”, derisa golin e barazimit Viljareali e gjeti vetëm në minutën e 88-të, kur Çukvuece arriti që të mposht Nojer, duke shtangur gjithë tifozët e pranishëm në “Allianc Arena”.

Në këto momente në “Santiago Bernabeu”, po zhvillohen 30 minutat e kohës shtesë dy herë nga 15 minuta midis Real Madridit dhe Çelzit, skuadër kjo që ishte shumë afër kthesës së madhe, kur kishte epërsi prej 3:0, edhe atë deri në 10 minuta para fundit të kohës së rregullt. Pak minuta para fundit të 120 minutave lojë, Reali arriti që të ngushtojë epërsinë në 2:3, ashtu që me rezultatin e përgjithshëm 5:4, “mbretërit” do të luajnë në gjysmëfinale. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply