Barcelona ka konfirmuar se ka arritur një marrëveshje me Benfikën për të nënshkruar me mbrojtësin e krahut të djathtë Nelson Semedo.
“FC Barcelona dhe Benfika kanë arritur një marrëveshje mbi nënshkrimin e Nelson Semedo, subjekt i testeve mjekësore që ai do t’i nënshtrohet këtë të premte në Barcelonë,” – thuhet në një deklaratë të Barcelonës.
Mbrojtësi 23-vjeçar ka qenë subjekt i interesimit të ashpër nga klubi katalunas gjatë javëve të fundit, pasi ata kërkuan të zgjidhnin çështjet e tyre për krahun e djathtë të mbrojtjes, duke pasur parasysh se dyshja aktuale. Aleiks Vidal dhe Serxhi Roberto nuk arritën të zëvëndësojnë të larguarin Dani Alvesh.
Mbrojtësi i djathtë me Barcelonën pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, në vlerën e 30 milion eurove, që “katalunasit” do të duhet t’ia paguajnë skuadrës kampione të Portugalisë.