Gara e zjarrtë për titullin kampion në Serie A me shumë gjasa do të vazhdojë deri në javën e fundit të kampionatit. Milani prinë tabelën me dy pikë dhe një ndeshje më shumë sesa Interi, kurse ‘zikaltërit’ kanë pikë të barabarta me Napolin që po ashtu kanë një ndeshje më shumë të luajtur.
Gara për kampionatin është jashtëzakonisht e ngushtë.
Milani bëri dje një hap të gabuar që mund të shfrytëzohet nga Interi. Për gjithë situatën, kompjuteri i “Sky Sport” ka bërë një parashikim se cila skuadër do ta fitojë titullin.
Trofeu sipas algoritmit, do t’i takojë skuadrës së Interit. Milan pritet të jetë skuadra e dytë në tabelë, kurse Napoli skuadra e tretë, gjithmonë sipas parashikimit të kompjuterit të “Sky Sport”.
Sigurisht, gjithçka mbetet të vendoset në fushë, por gjithashtu mbetet të shihet nëse kompjuteri ka parashikuar saktë ndodhitë e fund-sezonit në Serie A.