Dy futbollistët shqiptarë të Osijekut, Muzafer Ejupi dhe Eros Grezda, kanë shkëlqyer në fitoren e skuadrës kroate ndaj Lucernës së hekuran Kryeziut, në ndeshjen e parë të turit të dytë eliminatorë në kuadër të Liga Evropa, njofton “infOSport.mk”.
Që të dy shënuan golat e fitores 2:0 të Osijekut, skuadër kjo që ndodhet shumë pranë kualifikimit në raundin e tretë. Pas pjesës së parë pa gola, Muzafer Ejupi në minutën e 66-të zhbllokoi shifrat duke shënuar një super gol me kokë, pas harkimit të drejtpërdrejtë të bashkëlojtarit të tij, Bockaj nga rivënia me duar.
Ky gol solli mjaft gëzim në mesin e tifozëve vendas, të cilët në minutën e 79-të festuan edhe golin e dytë të skuadrës së tyre, kësaj rradhe me autorë Eros Grezdën, shqiptarin tjetër të Osijekut, i cili këtë merkato të verës iu bashkua Ejupit, duke arritur nga rradhët e Lokomotivës së Zagrebit.
Përveç dyshes shqiptare te Osijeku, që ishin titullarë, në anën tjetër për gjatë 90-të minutave luajti edhe futbollisti shqiptarë nga Kosova, Hekuran Kryeziu.
Ndeshja kthyese mes këtyre dy skuadrave në program është pas një jave në Zvicër.