Benzema dërgon Realin në gjysmëfinale, Bajerni mundet në “El Madrigal”

Natë e mbarë për dy skuadrat përfaqësuese të Spanjës në Ligën e Kampionëve, shkruan “infOSport.mk”.

Real Madridi, “mbreti” i Kupave të Europës mundi Çelzin në “Stemford Brixh”.

Edhe njëherë tjetër sulmuesi Karim Benzema shkëlqeu me petkun e Realit, duke shënuar “hat-trik” dhe duke mundur i vetëm skuadrën gjigande angleze, për të cilët golin e vetëm e realizoi Havertz 5 minuta para fundit të pjesës së parë.

Bajerni i Munihut shihej si favorit absolut para përballjes në “El Madrigal” përballë Viljarealit, skuadër kjo që kërkon të bëjë edhe një senzacion, pas eliminimit të Juventusit.

“Nëndetësja e Verdhë” para tifozëve të vetë shënoi fitore minimale 1:0 ndaj skuadrës së Nagelsman, që do ta ketë shumë të vështitë në ndeshjen e kthimit në “Alianc Arena”, që në program është pas 6 ditësh (12 prill).

Leave a Reply