Pas fitores në fundjavë ndaj Tikveshit me rezultatin minimal 1:0, FC Shkupi sot (e mërkurë) në transfertë në kuadër të javës së 26-të do të përballet me skuadrën e Skopjes në rolin e mysafirit, njofton”infOSport.mk”.
Shkupi me Skopjen, këtë edicion u përballën dy herë dhe që në të dyja ndeshjet fitues doli ekipi nga Çairi.
Ndeshja e fundit në lagjen e Hekuranës përfundoi me rezultat 1:3 në favor të FC Shkupit, falë “dopietës” së Fredy Alvarez dhe një goli tjetër të shënuar nga Faustin Senghor.
Në prag të ndeshjes së nesërme, për faqen zyrtare të FC Shkupi, foli algjeriani, Valid Hamidi.
“Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë kjo e sotmja ndaj Skopjes, janë skuadër e pa përshtatshme që luftojnë deri në fund, e këtë ata e treguan me ndeshjen kundër Akademija Pandev. Besoj që ne jemi përgatitur siç duhet dhe vazhdojmë të punojmë për të arritur qëllimin tonë edhe pse në këtë ndeshje jemi favorit në letër, por në fushë do të futemi që të fitojmë dhe ti marrim tre pikët gjithmonë duke e respektuar kundërshtarin”,- tha Valid Hamidi.
Ndeshja Skopje-Shkupi do të zhvillohet me fillim në ora 13:00 në stadiumin e lagjes së Hekuranës dhe e njëjta do të transmetohet në ekranet e TVM dhe Arena Sport. (infOSport.mk)