LK,  fitore për dy skuadrat e para angleze, Liverpulli me një këmbë në gjysmëfinale (VIDEO)

Mançester Siti dhe Liverpulli, dy skuadrat më të mira të Premierligës në sezonin aktual, kanë regjistruar fitore në ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke treguar edhe njëherë tjetër formën më të mirë ndaj skuadrave të kampionateve tjera, kur është në pyetje ky kompeticion, shkruan “infOSport.mk”.

Mançester Siti në “Etihad Stadium” falë golit të shënuar nga Kevin de Brujne në minutën e 70-të mundi minimalisht Atletiko Madridin e Diego Simeones, ndërsa në Portugali, Liverpulli i Jurgen Klop shënoi fitore 3:1 ndaj Benfikës në udhëtim, duke bërë shumë më të lehtë rrugën drejt gjysmëfinales.

Skuadra nga “Enfilld Roud” fitoren në këtë ndeshje e siguroi që në pjesën e parë, të cilën e mbylli me epërsi komode 0:2, falë golave të shënuar nga Konate (17’) dhe Mane (34’).

Shpresat e Benfikës për një moment i riktheu Nunjesh me golin e realizuar në minutën e 49-të, mirëpo gjithçka u mbyll në minutën e 87-të, kur Diaz shënoi edhe golin e tretë për Liverpullin.

Kujtojmë, ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të këtyre dy takimeve në program janë me datë 13 prill, ndërsa nesër në program janë edhe dy ndeshjet tjera çerekfinale, Çelzi-Real Madrid dhe Viljareal-Bajern Munih. (infOSport.mk)

Leave a Reply