Njëri nga trajnerët më të suksesshëm në futbollin kosovar, Ajet Shosholli i cili edhe njihet si trajneri i parë i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, ka ndarë sot një histori interesante me dashamirët e futbollit, shkruan “infOSport.mk”.
Shosholli ka kujtuar vitin 1992 dhe saktësisht datën 5 prill, kur Kosova kishte zhvilluar ndeshjen e saj të parë, derisa për kundërshtarë kishin pasur Shkëndijën e Tetovës, në të cilin qytet edhe ishte zhvilluar ndeshja në fjalë.
Postimi i plotë pa ndërhyrje e Shoshollit:
5 PRILLI I VITIT 1992
Ne diten e sotit para 30 viteve Kombetarja e Kosoves zhvilloi ndeshjen e pare te saj pas pavaresimit te futbollit kosovar.
Ndeshja u zhvillua me ekipin e Shkendise ne stadiumin e Tetoves para afro dhjete mije shikuesve, dhe perfundoi me rezultatin 4:0 ne te mire te Kosoves e qe nuk ishte rezultati shume ne rendesi, sa ishte me rendesi paraqitje apo reprezentimi i kombetares te Kosovese e qe ne fakt eshte zanafilla e kombetares tone.
Pergezime dhe urime per te gjithe pjesemarresit e kesaj ndeshje duke filluar prej kryesise te pare te FFK-se ,futbolliteve ,trajnerve dhe te gjithe akterve te tjere te kesaj ndeshje.
Faleminderim i posaqem per nikoqirin, ekipin e Shkendise ku per tri dite qendrimi ne Tetove hasem ne mikepritje te jashte zakonshme si nga antaret e kryesise po ashtu edhe nga gjithe qytetaret e Tetoves