Është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, që me 20 maj do të jap edhe emrin e ekipit fitues, njofton “infOSport.mk”.
Goglat deshën që në fazën gjysmëfinale të takohen Pelilsteri – Sileksi dhe Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P. Pikërisht takimi i dytë merr gjithë vëmendjen, pasi bëhet fjalë për dy skuadra nga elita e futbollit vendor, dhe që kanë ambicie për në Europë.
Në gjysmëfinalen tjetër do të përballen dy skuadra me emër, por që njëra aktualisht është pjesë e Ligës së Dytë (Sileksi), por pretendente kryesore për tu rikthyer në mesin e më të mirëve, e tjetra që me shumë gjasa sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Dytë (Pelisteri).
Të dyja ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen me datë 20 prill, ndërsa skuadrat fituese, meqë luhet vetëm një ndeshje do të takohen në finalen e madhe të 20 majit. (infOSport.mk)