Bruno Fernandesh, i cili me dy golat e tij, i vetëm mundi Maqedoninë në ndeshjen finale të “play-off” për kualifikim në Botërorin e Katarit, gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht ka rinovuar kontratën me klubin e tij, Mançester Junajtedin edhe për 4 vite të tjera.
Kështu fantazisti portugez në “Olld Traford” do të qëndrojë deri më 30 qershor të vitit 2026.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga vetë klubi i Mançester Junajtedit me anë të një komunikate në sajtin e tyre zyrtar.
Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e “Djajve të Kuq” në Premierligë, 27-vjeçari është aktivizuar gjithsej në 27 ndeshje, duke regjistruar 9 gola dhe 6 asistime.