Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica bënë pjesë në formacionin e javës, falë dy paraqitjeve me “Dardanët”.
Kosova i zhvilloi dy ndeshje miqësore ndaj Burkina Fasos dhe ndaj Zvicrës, kurse Rashica shënoi dy gola dhe asistoi në dy të tjerë.
Kosova në “Fadil Vokrri” në Prishtinë mundi Burkina Fason me shifrat 5:0, derisa kurse barazoi 1:1 me Zvicrën në Cyrih.
Kjo e ndihmoi Rashicën të përzgjedhet në formacionin e javës, bashkë edhe me Aleksandar Trajkovskin e Maqedonisë, i cili kishte shënuar golin e fitores ndaj Italisë, që i mundësoi përfaqësueses së vendit tonë që të luaj në finalen e madhe “play-off” ndaj Portugalisë, që siguronte një vend në Botërorin “Qatar 2022”.
Megjithatë Maqedonia në Porto u ndal nga Portugalia, që në fund triumfoi me shifrat 2:0. (infOSport.mk)