Pas ndeshjeve të “play-off” për kualifikim në Botërorin e Katarit ndaj Italisë (1:0) dhe Portugalisë (0:2), përfaqësuesja e Maqedonisë do të rikthehet sërish në aksion gjatë muajit qershor, këtë herë me ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Madje, “verdhekuqtë” në një interval prej dhjetë ditëve gjatë këtij muaji do të zhvillojë plotë katër ndeshje, shkruan “infOSport.mk”.
Gjithçka do të nis me ndeshjen kundër Bullgarisë në transfertë me 2 qershor, për të udhëtuar më pas në Gjibraltar me 5 qershor.
Ndeshjen e parë si vendas në kuadër të sezonit të ri 2022/2023 në Ligën e Kombeve do ta zhvillojmë me 9 qershor kundër Gjeorgjisë, ndërsa vetëm 3 ditë më pas do të mirëpresim Gjibraltarin.
Kujtojmë Maqedonia bënë pjesë në Ligën C, grupi 4. (infOSport.mk)