Gabimet e Ristovskit dhe Bardhit i kushtuan me eliminim Maqedonisë (VIDEO)

Nëse ndaj Italisë luajtëm në perfeksion dhe nuk gabuam në asnjë moment gjatë 90-të minutave, sonte Maqedonia e humbi ndeshjen nga Portugalia nga gabimet e saja, shkruan “infOSport.mk”.

Gabimi i kapitenit Stefan Ristovski në minutën e 32-të i dha mundësinë Bruno Fernandesh që të ndëshkojë përfaqësuesen tonë, ndërsa një gabim i Bardhit në minutën e 65-të, kur kishte edhe zgjidhje tjera për të pasuar në krahun e djathtë, i mundësuan Portugalisë një kundërzbritje shumë të shpejtë, përmes së cilës Fernandesh na ndëshkoi edhe për herë të dytë, duke ju dhënë fund shpresave për një kualifikim në Botërorin e Katarit.

Fernadesh gjatë pjesës së dytë kishte edhe një tentativë tjetër për të shënuar, mirëpo goditja e tij ishte ndalur nga portieri Dimitrievski, i cili nga 3 goditje të drejtëpërdrejta të “luzitanëve”, ishte mposhtur dy herë.

Në anën tjetër futbollistët e Maqedonisë në asnjë rast nuk arritën të gjejnë kuadrantin, teksa në 3 raste kishin tentuar portën, por pa sukses. (infOSport.mk)

Leave a Reply