Boksieri shqiptar, Florian Marku, është gati për të mbrojtur titullin ndërkombëtar në kategorinë IFB, përballë britanikut, Kris Jenkins.
Sfida do të zhvillohet në datën 2 prill, në “Utilita Arena” në Njukasëll, në një betejë që pritet të dhuroi shumë emocione.
Florian Marku shihet pretendent në betejën me uellsianin dhe nëse ja del të triumfojë do të vazhdojë të jetë kampion ndërkombëtar në kategorinë “IFB”.
2 april I defend my IBF INTERNATIONAL TITLE. #AndStill pic.twitter.com/0hXtk32OEb
— Florian Marku 👑 (@FlorianMarku92) March 27, 2022