Skënderbeu ka arritur të marrë një barazim të madh 1:1 në transfertën ndaj Kairat Almati, në ndeshjen e parë të turit të dytë eliminatorë të Liga Evropa.
Një ndeshje mjaft e fortë ajo mes Kairat Almatit dhe Skënderbeut, me të dyja skuadrat që luftojnë fort, por janë vendasit ata që janë më efikas, pasi në rastin e parë të shënimit realizuan.
Një sulm nga e majta u finalizua nga sulmuesi kryesor Gohu, që brenda zonës nuk fali. 1:0 për vendasit, ndërkohë që më pas korçarët tentuan të gjenin golin e barazimit dhe rrezikuan me Latifin dhe Takun, por pa ia dalë dot.
Korçarët luajnë si të barabartë me kundërshtarin dhe ky besim u krijon mundësinë të gjejnë edhe rrugën e rrjetës në minutën e 70-të, kur Nimaga mposhti Pokatilov.
1-1 mbyllet gjithçka dhe shanset për kualifikim të skuadrës korçare janë shumë të mëdha për të kaluar në turin e tretë eliminatorë.