Barcelona nën drejtimin e trajnerit të ri Ernesto Valverde ka nisur përgatitjet për sezonin e ri 2017/18. Në stërvitjen e parë të katalanasve, Valverde nuk e kishte në dispozicion të gjithë ekipin.
Në qendrën sportive të Barcelonës ishin të pranishëm edhe Luis Suarez, Ivan Rakitiç e Javier Maskerano, ndërsa pritet të vijnë edhe Arda Turan, Zherard Pike, Nejmar dhe Mesi, me këta të fundit që ndodhen aktualisht në Japoni për një promovim të organizuar nga kompania “Rakuten”, që do të jetë sponsori i ri i Barcelonës.