Erdon Daci merr ftesë nga Milevski për ndeshjen me Italinë

Erdon Daci ka marrë ftesë nga seleksionuesi Bllagoja Milevski, për të qenë pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë për ndeshjen kundër Italisë, e vlefshme për gjysmëfinalet e “play-off” për kualifikim në Botërorin e këtij viti që do të mbahet në Katar, njofton “infOSport.mk”.

Daci vjen si zëvendësues i Adis Jahoviq, i cili për shkak të një dëmtimi nuk do të jetë në kombinim për ndeshjen me “axurrët”.

Sulmuesi i Goztepe ka ndjerë dhimbje në tendinën e akilit gjatë ndeshjes së fundit të skuadrës së tij, që e zhvilloi kundër Alanyaspor gjatë ditës së sotme. Jahoviç në këtë përballje luajti deri në minutën e 67-të, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore, mjekët e skuadrës së Gozete konstatuan se sulmuesi i përfaqësueses sonë nuk është në gjendje të ndihmojë Maqedoninë në ndeshjet e “play-off”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i seleksionuesit, Bllagoja Milevski, i cili i dërgoi ftesë sulmuesit të talentuar shkupjan, Erdon Daci, i cili po shkëlqen në Belgjikë me skuadrën e Vesterlos.

Daci aktualisht mban epitetin e golashënuesit më të mirë te Vesterlo, me të cilën skuadër vitin tjetër me shumë gjasa do të luajnë në elitën e futbollit belg. Sedat Daci në 21 ndeshje ka realizuar 9 gola, ndërsa i njëjti tashmë pret rastin edhe me ekipin përfaqësues të Maqedonisë.

Shkupjani 23-vjeçar do i bashkohet Maqedonisë që nesër në ora 20:00, ndërsa të hënën me fillim në ora 17:00 i njëjti së bashku me pjesën tjetër të skuadrës do të dalin në stërvitjen e parë në stadiumin “Petar Milloshevski”.

Kujtojmë ndeshja, Itali-Maqedoni në program është me datë 24 mars, ndërsa fituesi i kësaj përballje me 29 mars do të luaj kundër fituesit nga ndeshja, Portugali-Turqi. (infOSport.mk)

Leave a Reply