Maqedonia U18 e udhëhequr nga Nexhat Shabani pjesë e turneut të fuqishëm në Portugali!

Përëfaqësuesja U18 e Maqedonisë e udhëhequr nga strategu shkupjan, Nexhat Shabani, nga data 23 deri me 30 mars do të marrë pjesë në turneun e fuqishëm në Portugali, aty ku do të zhvillojë 3 përballje, njofton “infOSport.mk”.

Përveç përballjes me nikoqirët e Portugalisë, ekipi i udhëhequr nga Shabani, do të luaj edhe kundër Sllovakisë dhe Gjeorgjisë.

Ndeshjen e parë Maqedonia U18 do ta zhvillojë me 25 mars kundër Sllovakisë me fillim në ora 14:00, me 27 mars do të përballen me Portugalinë nga ora 17:00, ndërsa ndeshjen e fundit do ta zhvillojnë kundër Gjeorgjisë me 29 mars me fillim në ora 11:00.

Ndërkohë seleksionuesi Nexhat Shabani për këto 3 ndeshje ka ftuar këta futbollistë:

 

Maqedonia U18
Portierë: Vasko Vasilev, Naum Angellov, Stefan Tasev;
Mbrojtës: Bojan Poposki, Enis Buqi, Daniel Markovski, Maksim Milloshevski, Nikola Pavleski, Stefan Mlladenovski, Mario Riçkov, Sufijan Çajani;
Mesfushorë: Arbnor Murati, Xhezair Avduli, Igor Janevski, Martin Gjorgievski, Matej Angellov, Leonid Tasov, Mateo Sofijanovski;
Sulmues: Dashmir Elezi, Besar Guxhufi, Erion Shuku, Dimitar Trajkov, Mihail Talevski
Trajner: Nexhat SHABANI

Grumbullimi i përfaqësueses U18 të Maqedonisë do të ndodh me 21 mars, kur edhe do të zhvillojnë stërvitjen e parë me fillim në ora 14:00. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply