Adentunxhi shënon sërish dhe tashmë kryeson i vetëm renditjen e golashënuesve (VIDEO)

Sandej Adentunxhi ka shënuar golin e 5-të nga po aq ndeshje të zhvilluara në stinorin pranveror, kjo falë edhe golit të sotëm përballë Struga Trim Lum, ndeshje kjo që po zhvillohet në këto momente në qytetin e bukur të Strugës, njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi nigerian këtë gjysëmsezon e kishte nisur me dy gola përballë Akademia Pandev, për të realizuar më pas dy të tjerë ndaj Tikveshit, ndërsa arriti të shënojë edhe sot përballë Struga Trim Lum, duke arritur kështu në kuotën e 17 golave të shënuar në 20 ndeshje me FC Shkupin këtë edicion.

Në këtë mënyrë, Adentunxhi morri edhe kryesimin në listën e golashënuesve, ku deri këtë xhiro ndante pozitën e parë me ish sulmuesin e Akademia Pandev, Martin Mirçevski, që në stinorin vjeshtorë kishte realizuar 16 gola.

Pas kësaj dyshe, me 11 gola renditet Remzifaik Selmani i Renovës, për të përmbyllur TOP-5 me Ermedin Adem të Makedonija GJ.P dhe Marjan Altiparmakovskit të Bregallnicës, që të dy me nga 9 gola të realizuar.

Leave a Reply