FC Shkupi nesër në qytetin e bukur të Strugës, në stadiumin e qytetit për rreth liqenit në kuadër të javës së 24-të në Ligën e Patë do të jetë mysafir i Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”.
Nga transferta e fundit ndaj Struga Trim Lum, skuadra nga Çairi nuk ka kujtime aq të mira, pasi kishte pësuar disfatën më të thellë të këtij edicioni, (4:2), megjithatë ndeshja e dytë në Çair dhe fitorja 4:0, bënë që “bardhekaltërit” të dëshmojnë forcën e vërtetë dhe se ajo ndeshje në Strugë thjeshtë ishte një ditë e keqe për ta.
Në prag të këtij takimi nga tabori i FC Shkupit ka folur kapiteni Fatij Ismaili, i cili njëherit rikthehet në fushat e futbollit pas disa lëndimeve të njëpasnjëshme që pati.
“Në Strugë do të shkojmë për fitore dhe kjo nuk diskutohet. Kemi punuar vazhdimisht dhe jemi përgatitur maksimalisht për tre pikët e radhës. E kemi thënë disa herë që çdo ndeshje do të jetë një finale. Struga ka një skuadër të mirë me lojtarë të mirë, mirëpo ne jemi Shkupi dhe në Strugë shkojmë për fitore. Jam i lumtur që po rikthehem pas disa lëndimeve dhe shpresoj që do ta ndihmoj skuadrën në këto ndeshje që kanë mbetur”, – tha qendërmbrojtësi, Fatih Ismaili, i cili nesër mund të zëvendësojë edhe të suspenduarin gjorgjian Gagiashvili.
Derbi i kësaj jave Struga Trim Lum – FC Shkupi, do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 15:00 dhe e njëjta do të transmetohet në TVM2. (infOSport.mk)