Biznismeni i njohur rus dhe njëkohësisht pronari i Vardarit, Sergej Samsonenko bëhet menaxher gjeneral i përfaqësueses së hendbollit të Rusisë. Lajmi është bërë i ditur në mediat ruse dhe është konfirmuar nga presidenti i Federatës së hendbollit të Rusisë, Sergej Shishkarev, me këtë të fundit që ka emëruar Samsonenkon për menaxher, ndërsa drejtorin e Vardarit Eduar Koksharov për seleksionues të përfaqësueses.
“Samsonenko do të jetë menaxher i përfaqësueses së Rusisë. Ai do të bashkëpunoj me ne dhe do të na ndihmojë për të përzgjedhur talentët e ri për në përfaqësuese”, është shprehur mes tjerash presidenti i federatës, Shishkarev.
Përfaqësuesja ruse e hendbollit kohëve të fundit ka regjistruar rezultate të dobëta, ndërsa nuk arriti as të sigurojë një vend për në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Kroaci.