Bllagoja Milevski ka shpallur listën e futbollistëve tek të cilët do të mbështetet për ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”, e vlefshme për kualifikim në Botërorin “Qatar 2022”, njofton “infOSport.mk”.
Ashtu siç paralajmëruar gjatë ditës së djeshme, pjesë e kësaj emërore do të jetë edhe portieri i FC Shkupit, Kristijan Naumovski, ndërsa gjithashtu rikthehen edhe vëllezërit Dorian dhe David Babunski.
Pjesa tjetër e skuadrës janë emrat e zakonshëm, me Bardhi, Ademin, Alioskin, Musliun dhe Et’hemin.
Kujtojmë ndeshjen kundër Italisë, përfaqësuesja e Maqedonisë do ta zhvillojë me datë 24 mars në Palermo, ndërsa kujtojmë se fituesi i kësaj përballje në finalen e madhe do të luaj kundër fituesit nga përballja tjetër gjysmëfinale, Portugali – Turqi. (infOSport.mk)