Futbolli afrikan vazhdon të na prodhojë befasi të këndshme dhe qesharake, ndërsa një e tillë së fundmi na vjen nga Gana, më saktësisht nga ndeshja e futbollit midis ekipeve të Asante Kotoko dhe Bibiani Gold Stars.
Këtë ndeshje përveç vetë aktorëve në fushë dhe tifozëve të skuadrave respektive, si duket aq shumë e ka shijuar edhe arbitri anësor, i cili morri vëmendjen e të gjithëve, përfshirë këtu edhe mediave më të mëdha botërore.
Pas një kundërzbritje të skuadrës vendase, Asante Kotoko, që në ato momente po avansonte me rezultatin 1:0, arbitri anësor kishte harruar pozicionimin e tij dhe bashkë me lojtarët që po i drejtoheshin golit kundërshtarë, edhe ai po vraponte, deri sa në një moment u gjind shumë pranë zonës kundërshtare, pikërisht në momentin kur vendasit shënuan edhe golin e dytë. Vërtetë kjo një skenë shumë qesharake, që për shpejtë kohë u bë virale në rrjetet sociale.