Dita ndërkombëtare e gruas, 8 marsi, u manifestua në një mënyrë të veçantë sot nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, me “Shtëpinë e Futbollit” që pikërisht në këtë ditë, promovoi strategjinë e futbollit për femra nën moton “Më shumë femra – më shumë gola”.
Presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini beson thellësisht se nuk ka vetëm një ditë në vit për gratë, pasi secili ka për detyrim të krijojë mundësi të barabarta për femrat në fushën e futbollit.
“Sot, në ditën ndërkombëtare të gruas, për kënaqësinë time të veçantë, ne në FFM prezantojmë strategjinë për zhvillimine futbollit të femrave. Unë besoj thellësisht se nuk ka vetëm një ditë në vit për gratë, dhe si aktorë social, secili prej nesh ka për detyrë të kontribuojë në krijimin e mundësive të barabarta për femrat çdo ditë në fushën tonë të veprimit. Shpresoj se kjo strategji do t’i japë një shtysë të madhe përfshirjes edhe më të madhe të femrave në futboll me mundësi të barabarta me meshkujt dhe do të justifikojë moton tonë “Më shumë famra, më shumë gola”, shkruan Sejdini në profilin e tij në fejsbuk.