Në Asamblenë e Zgjedhore të FSHF-së, i ftuar ishte edhe Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, i cili foli fillimisht për luftën Rusi-Ukrainë, por edhe duke deklaruar se shpreson që pas kësaj Asambleje të gjithë të jenë më solidar dhe më të bashkuar:
“Është një kënaqësi dhe një privilegj i madh që të përfaqësoj Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s dhe presidentin Çeferin që i’u përcjell përshëndetjet e sinqerta. Po jetojmë ditë të vështira që prekin pikërisht futbollin. Më shumë se kurrë sot shoqëria jonë është kompakte për ti dhënë mbështetje popullit Ukrainës. Sporti nuk duhet bërë politikë dhe u nevojitet paqja. Lutja jonë shkon për ato që po vuajnë në këtë moment. Në periudhën e fundit kemi parë shumë ndërhyrje të jashtme në botën sportive. Uroj që në këtë asamble ta kemi hedhur pas shpine atë që ka ndodhur dhe të kemi një shpirt më të bashkuar dhe solidar që të drejtohet futbolli shqiptar. Janë ndërmarrë hapa strategjie me UEFA-n. Zhvillimin e infrastrukturës me ndërtimin e katër stadiumeve moderne. Më 25 maj stadiumi i ri i Tiranës do të presë për herë të parë një finale të madhe europiane”, – deklaroi Gravina.