Premierliga e Ukrainës mund të vazhdojë dhe të përfundojë në tokën rumune, raporton një nga gazetarët sportivë rumun më me ndikim.
Ideja i erdhi trajnerit të Dinamos së Kievit dhe shtetasit rumun Mirçea Luçesku, i cili propozoi që Premierliga të vazhdojë në vendin e tij.
Propozimi i tij u miratua nga zyrtarët e futbollit në Bukuresht, të cilët thanë se kishte mjaft stadiume futbolli në Rumani për të përfunduar pa pengesa kampionatin ukrainas dhe se të gjitha ekipeve do t’u garantohej siguria.
Për momentin Shakhtar është skuadra kryesuese e Premierligës së Ukrainës me 47 pikë, dy më shumë se Dinamo Kievi, ndërsa Dnipro është në vendin e tretë me 40 pikë.