Renova vetëm një pikë ndaj fenerxhiut Pelisterit

Renova ka dështuar të marrë fitore përballë Pelisterit, në ndeshjen e fundit të javës së 21-të në elitën e futbollit vendor, duke barazuar me shifrat 1:1, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjalë duheshe të zhvillohet që dje, njëjtë sikurse edhe 4 ndeshjet tjera të kësaj jave, mirëpo bora që kishte mbuluar Manastirin pamundësoi zhvillimin e së njëjtës, me ç’rast u morrë vendim që e njëjta të zhvillohet sot në Ohër.

Mirëpo pavarësisht terrenit neutral, skuadra e Qatip Osmanit, nuk arriti të arsyetojë epitetin e favoritit, duke marrë nga kjo transfertë vetëm një pikë, që megjithatë e ngritë në renditje këtë skuadër.

Pelisteri avansoi vetëm pas 15-të minuta lojë me anë të Boban Zdravevskit, ndërsa barazimin Renovës i’a siguroi Alban Taipi, i cili rikthehet me gol në fushat e blerta.

Pas këtij barazimi, Renova me 31 pikë renditet në pozitën e 5-të, ndërkohë Pelisteri vazhdon të mbajë fenerin, me vetëm 6 pikë të tubuara. (infOSport.mk)

Leave a Reply