Paris Sen Zhermeni edhe zyrtarisht ka marrë në rradhët e veta brazilianin, Dani Alvesh. Braziliani në “Parkun e Princërve” vjen si futbollist i lirë, pasi ndërpreu kontratën me Juventusin.
34-vjeçari te PSZH-ja do të bartë fanellën me numrin 32, ndërsa me skuadrën e “sheikëve” ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.
Dani Alvesh deri para këtij transferimi konsideroheshe një futbollist i sigurtë i Mançester Sitit dhe pikërisht largimi i tij nga Juventus lidheshe me këtë skuadër dhe ish trajnerin e tij, Pep Guardiola.
Sipas mediave angleze, Alvesh kishte ndërruar mendje vetëm në momentin e fundit, pasi gjatë fundjavës skuadra “parisiene” i kishte ofruar atij një pagë javore prej 230 000 sterlina, dyfishin e asaj që i ofronte Mançester Siti.