Arbi Vosha ndëshkoi shumë herët Renovën (VIDEO)

Arbi Vosha me golin e realizuar që në minutën e dytë, ndodhi që në fund të jetë lojtari deçiziv në fitoren e Makedonija GJ.P në transfertën e vështirë në Tetovë përballë Renovës, njofton “infOSport.mk”.

Një gabim i Fisnik Zukës në mbrojtje, i erdhi si dhuratë këmbëshpejtit shqiptarë të Makedonija GJ.P, Arbi Vosha, i cili nuk fali dhe tundi rrjetën e Hadis Veli ende pa kaluar 100 sekonda në fushë.

Renova e Qatip Osmanit tentoi në vazhdim të lojës për tu rikthyer, mirëpo loja mirë e vendosur nga ana e trajnerit Muharem Bajrami, bëri që “gjipspunuesit” të mos arrijnë të gjejnë asnjë vrimë në mbrojtjen e mysafirëve nga Gjorçe Petrovi, që në fund u larguan me 3 pikë të mëdha nga Tetova.

Ishte kjo fitorja e 10-të sezonale për Makedonija GJ.P e Muharem Bajramit, që tashmë figuron lartë në renditje, duke u pozicionuar në vendin e katërt me 33 pikë. Renova me 30 pikë renditet në pozitën e 5-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply