Të shtunën edhe zyrtarisht nis stinori pranveror në Ligën e Dytë, e ku Bellasica, një ndër skuadrat më të njohura në vend do të tentojë të marrë fitore në transfertën në Koçani përballë Osogovës, njofton “infOSport.mk”.
Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për sulmuesin e talentuar të Bellasicës, Jahi Bushi, pasi i njëjti do të luaj ndaj ish skuadrës së tij.
Kujtojmë shkupjani gjatë fillimit të këtij sezoni, pikërisht nga rradhët e Osogovës u transferua te Bellasica, te e cila skuadër pret që të tregoj gjithë potencialin e tij gjatë ndeshjeve të pranverës.
“Besoj se nesër do të kthehemi me fitore nga Koçani, Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, ashtu që sa na përket neve futbollistëve, premtoj se do të japim maksimumin. Shpresojmë që edhe fati të na përcjellë dhe në fund t’iu gëzohemi 3 pikëve të plota për një fillim të mbarë të sezonit” – u shpreh fillimisht Jahi Bushi, i cili në pyetjen tonë nëse do festonte nesër në Koçani përballë ish skuadrës së tij, u shpreh: “Nuk është se nuk do të festoja, por normalisht që kam shumë respekte ndaj ish skuadrës sime. Megjithatë neve jemi profesionits dhe tashmë unë jam pjesë e Bellasicës, ashtu që do të mundohem në çdo ndeshje të tregoj potencialin dhe aftësitë e mia”.
Jahi Bushi gjatë ndeshjeve kontrolluese vazhdimisht merrte besimin e trajnerit Aleksandar Stojanov, i cili beson shumë në kualitetet e shkupjanit, i cili kishte arritur që të realizojë edhe një gol përballë bullgarëve të Septemvri Simitli.
Me gol shpresojmë që Bushi ta nis edhe stinori pranveror, ku Bellasica do ta nis nga pozita e katërt, me vetëm 4 pikë më pak se dy skuadrat kryesuese Pobeda dhe Slloga Vinica. (infOSport.mk)