FC Shkupi dhe Shkëndija nuk gabojnë, fiton edhe Makedonija GJ.P e Bajramit

FC Shkupi dhe Shkëndija e kanë nisur me këmbë të mbarë stinorin pranveror, teksa sot kanë regjistruar fitore në dy ndeshjet më interesante të javës së 19-të në LPFMV, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Çairi falë “dopietës” së Sandej Adentunxhi, me shifrat 2:1 mundi Akademia Pandevin, pavarësisht se këta të fundit kishin arritur të parët të shënojnë në stadiumin e boshatisur, për shkak dënimit prej dy ndeshjeve pa publik të FC Shkupit.

Shkëndija në Tetovë mundi Struga Trim Lumin me rezultatin 3:1, mirëpo me golin e tretë të shënuar vetëm në minutën e 95-të nga ana e Ferhan Hasanit, i cili në këtë mënyrë me shumë stil rikthehet te Shkëndija, për të cilën skuadër shënuan gjithashtu edhe dy sulmuesit, Elezi dhe Guri. Golin e vetëm për ekipin strugan e realizoi Tome Kitanovski, i cili në këtë mënyrë regjistroi një debutim pozitiv individual.

Makedonija GJ.P i Muarem Bajramit, falë golit të shënuar nga Ermedin Adem në minutën e 73-të mundi minimalisht Tikveshin, në një ndeshje që prodhoi edhe dy kartonë të kuq, nga një në secilën anë, Skopje dhe Boreci në Autokomandë barazuan 1:1, ndërkohë Rabotniçki me shifrat 2:0 mundi Pelisterin në Manastir.

Pas 19 xhirove, FC Shkupi kryeson renditjen me 45 pikë, ndërsa tashmë pas “bardhekaltërve” ndodhet Shkëndija, që njëherit shihet edhe si konkurrenti kryesor i skuadrës shkupjane në garën për titullin e kampionit.

Shkëndija e Tetovës ka 8 pikë më pak, mirëpo deri në mbyllje të sezonit aktual ka edhe shumë për tu luajtur, ashtu që gjithçka është e hapur. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 19

FC Shkupi 2:1 Ak.Pandev
KF Shkëndija 3:1 Struga Trim Lum
Makedonija GJ.P 1:0 Tikveshi
Pelisteri 0:2 Rabotniçki
Skopje 1:1 Boreci
Bregallnica 1:2 Renova

 

 

Leave a Reply