Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut sot ka prezantuar strategjinë e përgjithshme “Të bashkuar nga futbolli 2021-2025”, e cila është vazhdimësi i strategjisë aktuale të përcaktuar për vitin 2020. Në prani të seleksionuesve Bllagoja Milevski dhe Dragan Kanatllarovski si dhe legjendave të futbollit Nexhmedin Memedi, e Arben Nuhiu, kreu i FFM-së, Muamed Sejdini foli për ngritjen e imazhit të futbollit në vend. Sejdini tha se arritjet e deritanishme duhet të përcillen përmes strategjisë së re të përgjithshme.
“Në emër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, po luftojë për futbollin e Maqedonisë që të ecë përpara dhe të mbrojmë modelin që sjell sukses…. Niveli i krenarisë që mund të shihej në të gjithë vendin gjatë pjesëmarrjes tonë të parë në Kampionatin Europian ishte i pabesueshëm dhe është e qartë se dëshira për të ndërtuar mbi këto suksese është e përbashkët për të gjithë vendin. Unë si president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë do të dëshiroja të ju falenderoj të gjithë juve që ishit të përfshirë në përpunimin e strategjisë së përgjithshme “Të bashkuar nga futbolli” dhe mezi pres të bashkëpunojmë përderisa krijojmë rekorde të reja, momente të reja të paharrueshme si pjesë e kësaj strategjije. Pjesëmarrja në Kampionatin Evropian dhe bashkimi që na ka stolisur është dëshmi për rrugën e drejtë në të cilën po ecim”.
Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski prezantoi shtatë shtyllat e strategjisë së përgjithshme, përmes të cilave do të zhvillohet futbolli i Maqedonisë së Veriut në tërësi. Shtëpia e Futbollit gjithashtu paralajmëroi edhe strategji për futbollin në kategorinë e femrave – “Më shumë femra, më shumë gola.