Janë raste të rralla kur lojtarët aktivë të një klubi, sado të rëndësishëm dhe të mirë të jenë, të marrin nderin që ka marrë kapiteni i Dinamos, Arijan Ademi.
Një mural është ndërtuar për nder të futbollistit me origjinë nga Tetova, Arijan Ademi, i cili aktualisht mbron edhe ngjyrat e përfaqësueses së Maqedonisë.
Një mural i tillë me portretin e Ademit, u zbulua pranë shkollës fillore “Petrushevac” në kryeqendrën kroate të Zagrebit.
“Asnjëherë nuk ka qenë praktikë që të vizatohet një lojtar “aktiv” i ndonjë klubi, ashtu edhe i Dinamos, mirëpo ekipi nga Petrushevci dhe Zitnjaka, kanë vendosur që një mural ti kushtojnë kapitenit të Dinamos, Arijan Ademi, i cili gjithnjë ka dhënë gjithçka nga vetja për klubin dhe tifozët dhe me siguri se i njëjti bënë pjesë në mesin e futbollistëve që ka lënë gjurmë të mëdha te Dinamo, edhe pse ende është aktiv. Kemi parë që një pjesë të sezonit të kaluar për shkak të një dëmtimi, Ademi ka munguar në lojën e Dinamos, ndërsa këtë edicion shpresojmë që ai të udhëheqë skukadrën kundër Seviljës, si dhe në mbrojtjen e titullit dhe gjithashtu edhe shumë vite me krenari të mbajë shiritin e kapitenit 👊💙” – kishin shkruar tifozët e flaktë të Dinamos, që e kishin bërë këtë super mural me foton e Ademit.
30-vjeçari Ademi, pjesë e Dinamo Zagrebit është që nga viti 2010-të, ndërsa i njëjti me fanellën e skuadrës gjigande nga Kroacia numëron gjithsej 314 ndeshje, 32 gola dhe 26 asistime. Brenda këtyre viteve, Ademi me Dinamo Zagrebin është shpallur plotë 10 herë kampion, ndërsa në 4 raste ka fituar edhe Kupën e Kroacisë. (infOSport.mk)