Ish futbollisti i Struga Trim Lum, Aleksandara Ristevski, i cili së fundmi ishte pjesë e Rabotniçkit, karrierën e tij do ta vazhdojë në futbollin kosovar, njofton “infOSport.mk”.
Mbrojtësi 29-vjeçar ka nënshkruar me skuadrën kampione të fuqi të Prishtinës, drejtuesit e së cilës skuadër këtë javën e fundit ishin mjaft aktiv.
Vetëm dy ditë më parë, ata nënshkruan edhe me mbrojtësin kroat Josip Tomasheviç dhe sulmuesin e krahut Gentrit Begollin, ndërsa emra të ri të skuadrës së njohur kosovare në pjesën pranverore do të jenë edhe Adonis Aliu, Bujar Pllana, Agim Zeka, Sadam Sullej dhe Drilon Cenaj.
Ndërkohë siç mëson “infOSport.mk”, Aleksandar Ristevski me Prishtinën ka nënshkruar deri në fund të sezonit 2021/2022.
Për Ristevskin do të jetë kjo hera e dytë që do të luaj jashtë Maqedonisë, pasi më parë kishte provuar veten edhe në kampionatin e Shqipërisë, duke mbrojtur ngjyrat e Vllaznisë së Shkodrës.
Ndryshe në kampionatin tonë vendor, përveç me Struga Trim Lum dhe Rabotniçkin, i njëjti ka luajtur edhe me Metalurgun, Skopje, Mlados Carev Dvorin, Pobedën, Pelisterin dhe Renovën. (infOSport.mk)