Renova nënshkruan me mbrojtësin azer, Mammedzade

Renova vazhdon të përforcojë mbrojtjen, teksa gjatë ditës së sotme drejtuesit e skuadrës nga Xhepçishti kanë prezantuar mbrojtësin azer, Nazim Mammadzade, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 21-vjeçar, i cili te Renova vjen nga rradhët e skuadrës së Neftçi. Mammadzade me “gjipspunueist” ka firmosur kontratë dy vjeçare, duke shtuar kështu konkukrrencën në vijën e fundit të Renovës, skuadër kjo që ditë më parë nga Shkëndija, huazoi edhe mbrojtësin e krahut të djathtë, Mevlan Murati.

Mirëpo këto nuk janë emrat e vetëm që iu bashkuan kësaj skuadre gjatë kësaj merkatoje, pasi në pranverë me Renovën do të luaj edhe boshnjaku me pasaportë kroate, mesfushori Amir Kahrimanoviç si dhe mbrojtësi i krahut të majtë, Fisnik Zuka, i cili erdhi nga rradhët e FC Shkupit.

Kujtojmë Renova stinorin vjeshtorë në elitën e futbollit vendor e mbylli në pozitën e 5-të me 27 pikë, teksa ndeshjen e tyre të parë në stinorin pranveror ata do ta zhvillojnë të shtunën që vjen kundër Bregallnicës në Shtip. (infOSport.mk)

Leave a Reply