Shefit Shefiti ka shkëlqyer në takimin e sotëm të Renovës ndaj Teteksit, duke shënuar 3 gola në fitoren 4:2 të “gjipspunuesve”, njofton “infOSport.mk”.
Sulmuesi “bardhekaltër” thjesht doli të jetë i pandalshëm për futbollistët kundërshtarë të Teteksit. Shefiti shënoi dy gola të shpejtë për rezultat 2:0, derisa Stefan Bogdanovski arriti që të ngushtojë rezultatin në 2:1.
Ishte ky rezultati i 45 minutëshit të parë, ndërkohë Shefiti vazhdojë të vallëzojë edhe në pjesën e dytë, kur arriti të shënojë për 3:1.
Nuk vonoi shumë dhe Emran Ramadani shënoi edhe golin e katërt për Renovën, te e cila skuadër debutoi Mevlan Murati, i huazuar nga rradhët e Shkëndijës.
Deri në fund të takimit, Teteksi realizoi edhe golin e dytë, që ishte pjesë e Vlladimit Zhoglev.(infOSport.mk)