Struga Trim Lum provën gjenerale kundër Ohrid Lihnidos e mbylli me disfatë, duke bërë që trajneri Zaharievski të mos jetë i qetë në prag të stinorit pranveror, që nis javën e ardhshme, njofton “infOSport.mk”.
Edhe pse ekipi strugan kishte më shumë nga loja dhe diktonte tempo gjatë gjithë takimit, edhe njëherë tjetër ju mungoi finalizimi.
Një gjë të tillë më së miri e shfrytëzuan futbollistët e Ohrid Lihnidos, që shënuan dy gola, nga një në secilën pjesë.
Robert Mitev shënoi golin e parë për Ohrid Lihnidos në minutën e 18-të, derisa fitoren skuadrës nga Ohri, i’a siguroi Merko me golin e realizuar në minutën e 82-të.
Për ekipin e Srgjan Zaharievskit ishte kjo ndeshja e 6-të dhe e fundit në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, në të cilin Struga Trim Lum do të kërkoj të përsëris suksesin e vitit të kaluar, duke siguruar një vend për në garat europiane. Kujtojmë Struga Trim Lum stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e 7-të me 26 pikë, ndërsa gjithashtu kjo skuadër do të luaj edhe në gjysmëfinale të Kupës. (infOSport.mk)